Netë pasioni në Madrid mes Cristiano Ronaldos-s dhe vajzës italiane të spektakleve dhe politikës, Nicole Minetti.

Revista spanjolle “Cuore” shkruan se me nëntë dhjetor, duke përfituar nga mungesa e Irina Shayk, e angazhuar me punën si modele në Majemi, asi madrilen ka kaluar disa “orë të nxehta” me Minetti-n në një hotel të njohur në Madrid.

Sipas mediave spanjolle, ata janë parë në mbrëmje në hyrje të hotelit, pasi më parë kishin darkuar së bashku, madje në orët e para të mëngjesit, Ronaldo ka shoqëruar bukuroshen italiane nëpër rrugët e Madridit për shoping, për t’u rikthyer sërish në hotel nga ku kanë dalë rreth mesnatës së datës 10 dhjetor.

Nicole Minetti u bë e famshme në Itali në 2010 për karrierën e shkurtër politike. Ajo u zgjodh këshilltare rajonale në zonën e Lombardisë me partinë e Berlusconi-t falë një rregulli ku emrat e të zgjedhurve vendosen nga kandidati për kryetar të rajonit.

Rasti në fjalë bëri bujë dhe vendosi në qendër të kritikave PDL-në. Në tetor të po atij viti, emri i saj u lakua edhe në rastin “Rubygate”, skandali i 17-vjeçares marokene që përfundoi në pranga për vjedhje, e që më pas dyshohet se me ndërhyrjen e Berlisconi-t, në atë kohë kryeministër, u lirua prej andej.

Top Channel