Madonna kërcënoi se nuk do të zhvillonte koncertin e saj në Kili nëse fansat do të vazhdonin të pinin duhan gjatë provave.
Mbretëresha e pop-it ishte duke bërë provat e zërit në një arenë të kryeqytetit Santiago kur ndjeu erën e cigares.
Menjëherë këngëtarja 54-vjeçare iu drejtua fansave që po tymosnin duke kërcënuar se nuk do të dilte fare në skenë.
“Ata që po pinë cigare, t’i fikin menjëherë. Nëse vazhdoni, unë nuk dal në koncert. Nuk doni t’ia dini për mua? As unë për ju. Nuk po bëj shaka, nuk dua cigare këtu sepse nuk mund të këndoj. Nëse më doni, mos pini duhan”, iu drejtua Madonna fansave të saj.
Këngëtarja e famshme e zhvilloi koncertin normalisht, por qindra persona e vërshëllyen gjatë gjithë kohës.
Duhet të kenë qenë duhanpirës.
Top Channel