Frikë për shëndetin e Gerard Depardieu

21/12/2012 00:00

Frikë për shëndetin e Gerard Depardieu. Aktori francez u fotografua në aeroportin e Romës në një karrige me rrota që shtyhej nga një ndihmës i tij.

Nga pamjet e siguruara nga reporterët, shihet qartë se shëndeti i Depadieu nuk është në ditët e tij më të mira. Aktori u shfaq së bashku me bashkëshorten e tij, i lodhur e në shoqërinë e dy ndihmësave që “vunë nga një dorë” edhe për ta hipur në makinë.

Pak ditë më parë ai njoftoi se do të braktiste shtetësinë franceze për atë belge për t’i shpëtuar taksës prej 75 përqind të të ardhurave për këdo që fiton mbi 1 milion euro në vit, taksë e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 janar.

Aktori u kritikua nga kryeministri francez si patetik për vendimin e tij, por Depardieu u përgjigj se nuk ishte as milioner dhe as i varfër dhe se gjithmonë kishte paguar taksa për shtetin, që në përllogaritjen e tij shkonin në 145 milion euro.

Top Channel