
Një ekspozitë e veçantë është hapur në Tiranë nga stilistja Anila Zajmi
Katanolli me punime që nisin nga moda, dizanji, arti deri te tapiceri e
materiale të tjera që kanë nuancë të forta entografike.
Ekspozita në Galerine e re te artit ka sjellë edhe punime në pikture që janë vazhdimësi e kësaj artisteje te njohur për veçantitë e krijimtarisë së saj.
“Unë jam përpjekur të vazhdoj rrugën time në të njëjtin drejtim, por duke e thelluar në një formë tjetër, e cila ka lidhje me fashionin dhe artin. Objekte arti është koncepti i kësaj studio dizajni, në të cilën mendoj që të ketë vazhdimësi të linjës sime, të stilit tim, të kërkimeve të mia artistike dhe etnologjike sepse jam përpjekur që t’i ndërthur bashkë artin, fashionin dhe traditën shqiptare”, thotë stilistja.
Top Channel