Rrihet në burg i biri i Michael Douglas

20/12/2012 00:00

Është rrahur në burg për shkak se spiunoi. Ngjarja fatkeqe i ka ndodhur
Cameron Douglas, i biri i yllit të Hollivudit, Michael Douglas, që
ndodhet në qeli për shpërndarje narkotikësh.

Cameron, 34 vjeç, është rrahur brutalisht pasi u tha emrat e shpërndarësve të tjerë autoriteteve dhe për rrjedhojë ka mbetur me një gisht të thyer dhe disa fraktura.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, një bos i drogës kishte ofruar 100 dollarë për këdo që do të rrihte 34-vjeçarin.

Top Channel