Cristiano Ronaldo: Nuk jam arrogant

20/12/2012 16:00

Cristiano Ronaldo u shpreh në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF) se kur luan është shumë serioz dhe për këtë arsye njerëzit mendojnë se është arrogant.

“Unë e marr shumë seriozisht punën time. Në fushë nuk qesh dhe për këtë arsye njerëzit mendojnë se jam arrogant ose antipatik. Më vjen keq që përcjell këtë imazh tek tifozët, por ju siguroj që personat që më njohin mirë kanë një mendim shumë ndryshe për mua”, theksoi sulmuesi i Real Madrid dhe Portugalisë.

Më tej, ai theksoi se kur të lërë futbollin do të donte të kujtohej si një profesionist i vërtetë më shumë se sa një futbollist i madh.

“Unë përkushtohem 100% në atë që bëj. Nuk ka rëndësi nëse do të më konsiderojnë një futbollist të madh apo jo. E rëndësishme është që të më kujtojnë si një profesionist të shkëlqyer”, tha Cristiano Ronaldo, i cili këtë vit lufton për Topin e Artë FIFA me Leo Messin dhe Andres Iniestën.

Top Channel