Brad Pitt është protagonisti i reklamës më të keqe të vitit, vlerësoi ditën e enjte e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Aktori u pagua 5 milionë euro për të qenë pjesë e spotit të linjës së re të parfumit për meshkuj të “Chanel 5”, në një reklamë ku për 30 sekonda, aktori realizon një monolog i vetëm.
Megjithatë, për ekspertët, spoti është irritues dhe monologue i Pitt ndër më mendjemëdhenjtë e parë ndonjëherë në televizion.
Jo vetëm kaq, por duket se reklama ka pasur një efekt të kundërt, me shumicën e përdoruesve të “Tëitter” që janë shprehur se nuk do të blejnë këtë markë parfumi, përsa kohë sporti të vazhdojë të transmetohet.
”Chanel”, një parfum francez i krijuar në vitin 1921, konsiderohet si një prej markave më të njohura në botë dhe dikur mbahej prej të famshmes Marilyn Monroe.
Top Channel