Tito Vilanovës i shfaqet sërish sëmundja

19/12/2012 13:20

Tito Vilanovës, trajnerit të Barcelonës, i është rishfaqur kanceri që vuajti gjatë vitit 2011 kur ishte në rolin e zëvendësit të Pep Guardiolës.

Mediat sportive spanjolle kanë konfirmuar lajmin nga burimet e tyre pranë klubit katalanas, ndërsa Barcelona ka pezulluar të gjitha aktivitetet e parashikuara, përfshirë drekën e Krishtlindjeve që do të mbahej në mesditë.

Vilanova u operua nga një tumor në nëntor të vitit 2011 dhe u rekuperua totalisht, ndërsa tani duket se i është diagnostikuar një tjetër tumor kancerogjen.

Tito Vilanova kishte marrë postin e trajnerit të Barcelonës verën që kaloi pasi kishte kaluar të gjitha kontrollet mjekësore.

Top Channel