Eric Abidal i rikthehet futbollit

18/12/2012 21:50

Barcelona ka marrë para kohe një dhuratë të mrekullueshme për Krishtlindje. Eric Abidal mund të kthehet të luajë futboll pasi ka marrë lejen nga mjekët për të rinisur stërvitjen me skuadrën pas transplantit të mëlçisë.

Sipas ‘RAC1’, mjekët e spitalit ku është operuar mbrojtësi francez janë mbledhur me drejtuesit e klubit katalanas dhe kanë dhënë lejen që Abidal të kthehet të luajë futboll.

Pritet që mbrojtësi i majtë të nisë në janar stërvitjen me shokët e skuadrës.

Top Channel