Moratti: Inter nuk ka fat me arbitrat

17/12/2012 13:40

Për momentin, presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk duket shumë i nxehur me gabimet arbitrale.

Për momentin ama sepse nëse do të vazhdojnë, padroni zikaltër ka thënë se “do të shohim si të veprojmë”.

“Në këtë periudhë më duket se nuk kemi fat me arbitrat. Për momentin të shohim si do të vazhdojë kjo çështje”, theksoi Moratti pas humbjes së Interit 1-0 në fushën e Lazios, ndeshje në të cilën arbitri gaboi duke ndaluar një kundërsulm të rrezikshëm të Interit dhe menjëherë erdhi goli i Kloses.

Në lidhje me Juventusin që është 7 pikë e shkëputur në krye të renditjes, Moratti tha: “Juventus bën kampionatin e saj dhe ne tonin.”

Top Channel