Prokuroria e kryeqytetit u ka dhënë fund hetimeve ndaj ish-gjyqtarit
Neritan Tabaku, i cili do të përballet me drejtësinë për akuzën e
shpërdorimit të detyrës në dëm të interesave të shtetit.

Burime të Top Channel konfirmuan se njësia task-force thotë në kërkesën për gjykim Dhomës Penale se Tabaku ka dëmtuar interesat e Prokurorisë në momentin që nuk ka zbardhur brenda afateve dy vendime të shkallës së parë, duke lënë në ngërç për një kohë të gjatë gjykimin në apel të shtetasve Ilir Xhakja dhe Jordan Findiku.
Prokuroria vijon me tej duke argumentuar se ish-gjyqtari ka demtuar gjithashtu imazhin e gjyqesorit. Duke radhitur argumentat e tij prokurori i çështjes Julian Zonja mësohet se e akuzon ish-gjyqtarin se për më shumë se një vit ai vonoi zbardhjen e vendimit të pafajësisë për Ilir Xhakjen që akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut, kurse për mos zbardhjen e vendimit për pothuajse dy vjet për shtetasin tjetër që gjykohej për falsifikim, Jordan Findiku, ia sjell ne vemendje gjykates se kryeqytetit si rrethane renduese.

Nuk jepen te dhena nga organi i hetimit nese ne episodin e pare, por edhe ne te dytin prokurori te kete dhene shpjegime nese ish-gjyqtari ka vonuar me dashje zbardhjen e ketyre dy vendimeve qe detyruan Prokurorine te beje thjesht nje ankimim formal pa patur pjesen arsyetuese te ketyre dy verdikteve. Neritan Tabaku u shkarkua nga detyra pak dite me pare nga Keshilli i Larte i Drejtesise pas apeleve te shumta te ketij institucioni qe ai te ishte i pranishem. Gjate kesaj seance presidenti Bujar Nishani ne funksionin e kreut te KLD-së theksoi se eshte e papranueshme ekzistenca e rasteve te tilla, ku vete gjyqtaret behen pengese dhe privojne palet nga ushtrimi i te drejtave kushtetuese.

Top Channel