Durrës, aksident rrugor, plagoset i moshuari

17/12/2012 00:00

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së hënës në një nga rrugët më të ngarkuara të qytetit të Durrësit

Një 19-vjeçar nga Shkozeti, teksa drejtonte automjetin tip Mercedes Benz me targa DR 6515 C ka aksidentuar këmbësorin Halil Hoxha.

I moshuari ka qene duke kaluar ne rruge, kur eshte perplasur nga automjeti dhe menjehere eshte derguar ne spitalin rajonal ne gjendje kritike per jeten. Ai ndodhet nen kujdes mjekesor, po mjeket nuk jane shprehur ende nese do t’i mbijetoje plageve te marra dhe ne koke gjate aksidentit.

Nderkohe policia ka ndaluar 19-vjeçarin Eljon Helmasi per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, ndersa ka vijuar punen per kryerjen e plote te veprimeve proceduriale mbi ngjarjen.

Top Channel