Marchisio: Të provojmë të arratisemi

15/12/2012 03:10

Të mposhtim Atalanta-n dhe Cagliari-n dhe të përpiqemi të arratisemi në klasifikim. Ky është objektivi i Juventus, si dhe i Claudio Marchisio, përpara pushimeve dimërore.

“6 pikë për të ruajtur vendin e parë në klasifikim, por edhe për të rikuperuar ndonjë pikë kundrejt rivalëve. Me Atalanta-n dhe Cagliari-n nuk do të kemi ndeshje të lehta, por tashmë që kemi kaluar grupin në Champions League, ashtu sikurse edhe turin në Kupën e Italisë, mund të mendojmë vetëm për këto 2 impenjime”, tha ai.

Pavarësisht impenjimeve të shumta, Juve vazhdon t’i shohë të gjithë nga lart-poshtë në çdo kompeticion.

“Titulli i vitit të kaluar na ka ndihmuar shumë, madje ia kemi dalë mbanë të shprehemi në nivele gjithmonë optimale, pavarësisht se luajmë në një kompeticion më shumë se sa vjet, – ka shtuar Marchisio, i ftuar i një iniciative bamirësie në favor të fondacionit “Të rritemi së bashku” në Sant’Anna, për të cilin është dëshmitar.

“Sa i përket të tjerave, klubi ka punuar shumë dhe ia kemi dalë mbanë të evitojmë problemet, që u ndodhin të gjitha skuadrave pas çdo sezoni. Përkundrazi, kemi dhënë performanca të mëdha, veçanërisht në Champions, ku ekzistonte rreziku të eliminoheshim, por arritëm të fitonim grupin, duke mposhtur Chelsea-n dhe Shakhtar”.

Top Channel