Berlusconi: Do të rikthehemi si kampionë

15/12/2012 02:30

“Jemi duke kërkuar përforcime për skuadrën, sidomos të rinj kampionë. Shpresoj të bëjmë ndonjë goditje të duhur”. Kështu është shprehur Silvio Berlusconi, teksa i drejtohej mbrëmjes së Krishtlindjeve të Milanit.

“Robinho? Shpresojmë ta bindim të qëndrojë me ne, sepse ka klas, – vazhdoi padroni kuqezi. – Balotelli? Nuk e shoh te Milan”. Për Robinho-n ka folur edhe Galliani: “Nuk duam ta shesim, por ai është pak nostalgjik, të shohim çdo të ndodhë”.

“E konsideroj Milanin, një pjesë të historisë dhe familjes time, kështu që uroj që familja ime të ketë ende mundësinë të vazhdojë të ofrojë shansin për të qenë animatorja e kësaj aventure të mrekullueshme, që quhet Milan, – vazhdoi Berlusconi, gjatë mbërritjes së tij në Triennale. – Ky është një Milan në tranzicion, i cili do të ketë së bashku një ekip kampionësh”.

“Si kampionë kemi përjetuar rreth 26 vite, tashmë me pak durim do të përballojmë një periudhë maksimale prej 3 vitesh, për t’u rikthyer sërish të jemi protagonistë në Itali, Europë dhe botë. Kemi një lojtar 15-vjeçar (Mastour), i cili pas një viti mund të luajë në Serie A, madje jemi duke vëzhguar qindra të rinj në skuadra të ndryshme, në kërkim të kampionëve të rinj”.

Top Channel