Samiti i fundit i BE-së për 2012

14/12/2012 00:00

Udhëheqësit europianë mbërritën në Bruksel për samitin e fundit të 2012, disa orë pasi Ministrat e Financave pranuan t’i japin Bankës Qendrore Europiane pushtetin për të mbikeqyrur 200 institucionet më të mëdha financiare të Eurozonës.

Kësisoj, BQE do të ndërhyje menjëherë nëse këto banka përballen me probleme, pa qenë nevoja të hartohen dhe zbatohen plane individuale shpëtimi nga vendet europiane.

Komisioni Europian tha se udhëheqësit e bllokut duhet të vazhdojnë me të njëjtin ritëm emergjencë për t’i bërë ballë pengesave, pavarësisht  çtensionimit aktual të tregjeve në Eurozonë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e përshëndeti marrëveshjen e arritur; “Ne kemi plot gjëra për të bërë”, tha ajo. Natyrisht mbikëqyrja e bankave është njëra prej tyre. Mund të nisë të funksionoje në vitin 2014 dhe mbi të gjitha, nënvizoi Merkel, koordinimi i politikave ekonomike me qëllimin për të forcuar konkurueshmërinë në Eurozonë”.

Qeveria britanike nënvizoi se pakti nuk kërcënon Londrën, si qendrën kryesore financiare të BE-së. Kritikët thonë se marrëveshja për bankat shënon një hap prapa në këtë rrugë të vështirë dhe planet për t’ia kaluar Brukselit kontrollin për buxhetet kombëtare do të hasë një qëndresë të fortë.

Për muaj të tërë ndërhyrja e BQE-së ka qenë subjekt i debateve të  vështira. Marrëveshja do të nisë të zbatohet në mars 2014. Kjo përfaqëson hapin e parë drejt unionit bankar, i njohur si “Mekanizmi i Vetëm i Vëzhgimit”, të cilin udhëheqësit europianë synojnë ta vënë në zbatim pa ndryshuar traktatet e BE-së.

Italia, vend i mbuluar nga borxhet dhe pasiguri politike pas rishfaqjes të Silvio Berluskonit, përbën një prej shqetësimeve kryesore të investitorëve.

Në takimet që i paraprinë samitit, sic raporton BBC, disa prej udhëheqësve europianë i shprehën mbështetjen kryeministrit italian Mario Monti, madje i kërkuan atij të ndeshet me Silvio Berluskonin në zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA