Tiranë, Basha ndez dritat e Krishtlindjeve

13/12/2012 17:40

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ndezi dritat e pemës së Krishtlindjes, duke i uruar çdo familje kryeqytetase dhe shqiptare ditë sa më të lumtura festash.

Ceremonia e ndezjes së dritave, pasditen e së enjtes, u realizua në sheshin “Skëndërbej”, ku është vendosur edhe një pemë Krishtlindjesh 22 metra e lartë.

“Ndezja e pemës sjell gëzim në çdo familje. Për këtë arsye, jo vetëm kjo pemë, por e gjithë Tirana është stolisur për t’i zbukuruar sa më shumë këto ditë festash për çdo qytetar”, deklaroi Basha, përpara disa dhjetëra qytetarëve të pranishëm.

Ndezja e dritave në pemën e Krishtlindjeve, nga ana e kryebashkiakut Basha, koinçidoi me një moment në të cilin, një pjesë e mirë e Tiranës ka mbetur prej më shumë se 24 orësh pa energji elektrike.

Gjatë punimeve në Laprakë, një kompani e kontraktuar nga Bashkia këputi gabimisht një kabëll kryesor të shpërndarjes së energjisë në disa lagje të kryeqytetit dhe CEZ ka refuzuar që të kryejë riparimet, pa u kompensuar më parë për dëmin nga Bashkia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA