Moratti kërkon më shumë prej Interit

13/12/2012 17:40

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, duke parë momentin e mirë që po kalon ekipi i tij, ka vendosur që të “rrisë stekën” dhe të kërkojë më shumë nga të tijët.

Sipas vete fjaleve te tij, objektivi i ardhshëm i zikaltërve eshte fitimi i dy ndeshjeve të ardhshme të kampionatit, në fushën e Lacios dhe në shtëpi përballë Xhenoas, për të mbyllur sa më lart në renditje këtë vit 2012.

“Të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme, për të qenë sa më lart në renditje gjatë Krishtlindjeve është objektivi ynë i parë. Më pas, duam të vazhdojmë të fitojmë, në mënyrë që edhe vera e ardhshme të jetë e shkëlqyer për ne”, deklaroi Moratti.

Përsa i përket luftës me Juventusin për titullin kampion, Moratti theksoi: “Ne po bëjmë maksimumin e mundësive tonë. Më pas, nëse dikush do të jetë më i mirë se sa ne, na mbetet vetëm ta përgëzojmë”.

Për presidentin e Interit, merkato e janarit nuk është vetëm Sneijder. “Merkatoja dimërore nuk është e lidhur vetëm me emrin e Sneijder. Megjithatë, është e qartë që çdo lëvizje të mundshme do ta konsiderojmë duke mbajtur gjatë të gjithë kohës në konsideratë bilancet e skuadrës”.

Top Channel