Milan: Kupa për t’u fituar

13/12/2012 00:00

Sot është radha e Milanit për të luajtur në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë dhe përballë kuqezinjve në San Siro, barrikada për të kaluar në çerekfinale quhet Rexhina.

Trajneri kuqezi, Masimo Alegri kërkon që skuadra të vazhdojë me ecurinë e mirë në kampionat dhe të mos nënvlerësojë kundërshtarin.

“Luajmë në Kupë për ta fituar atë”, deklaroi tekniku kuqezi duke shprehur më pas edhe keqardhjen e eleminimit nga ky kompeticion në dy vitet e fundit, fillimisht nga Palermo në gjysmëfinale e më pas nga Juventusi në sezonin e kaluar të Kupës.

Në rast të kualifikimit, Milanin e pret Juventusi i kualifikuar mbrëmjen e së mërkurës pas fitores 1-0 në shtëpinë e tij ndaj Kaljarit.

Top Channel