Fundi i 36 javëve i hap rrugën fazës “Final 4” në Superiore, si renditen ekipet pas përgjysmimit të pikëve dhe të gjitha detajet
“Stoner më urren sepse e munda në Laguna Seca, në vitin 2008.”
Valentino Rossi e ka shpjeguar kështu rivalitetin që ka pasur me kampionin australian, i cili sezonin që sapo përfundoi është tërhequr nga garat e Moto GP.
Në një intervistë për ‘Dainese Legends’, “Doktori” tha: “Që nga ai parakalim, Stoner gjithçka që thonte e lidhte me atë garë të humbur. Në atë kohë nuk ishte aq burrë sa për të pranuar që kishte dështuar.”
Kampioni i shumëfishtë italian ka kritikuar edhe botën e Moto GP: “Vitet e fundit është bërë një sport shumë serioz. Bashkë me të edhe pilotët. Në të shkuarën ka pasur më shumë guxim, ndërsa tani ka seriozitet. Të gjithë ndjekin dieta dhe stërviten, nuk bëjnë një jetë normale. Unë mendoj se e rëndësishme është të zbavitesh.”
Top Channel