Milani refuzon ofertën e Santos për Robinho

12/12/2012 18:40

Robinho do të qëndrojë tek Milani, pasi skuadra vendosi të refuzojë një ofertë zyrtare nga Santosi.

Klubi brazilian i ofroi shtatë herë kampionëve të Europës një shumë prej gjashtë milionë eurosh për kartonin e sulmuesit, por Milani refuzoi automatikishtk, duke e gjykuar vlerën si tepër të ulët.

“Është normale që Robinho të vlerësohet nga shumë skuadra në botë, pasi ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Megjithatë, ai do të qëndrojë tek Milani, pasi do të luajë një rol të rëndësishëm për ekipin në pjesën e dytë të sezonit, ashtu siç do të qëndrojë edhe Niang, i cili ka potenciale të jashtëzakonshme rritje”, deklaroi Allegri.

Në të shkuarën, kuqezinjtë kishin shprehur interes për një shkëmbim të mundshëm të Robinhos me Neymar, por Santos nuk ka dhënë ende ndonjë sinjal të mundshëm për ndonjë interes në shitjen e talentit të tij.

Top Channel