Fundi i 36 javëve i hap rrugën fazës “Final 4” në Superiore, si renditen ekipet pas përgjysmimit të pikëve dhe të gjitha detajet
Pavarësisht golit në Torino dhe performancave të mira të kohëve të fundit, Robinho është gjithmonë e më larg Milanit.
Santos nxiton dhe, sipas disa burimeve të shtypit brazilian, kërkon të anonçojë blerjen e lojtarit që nga e shtuna e ardhshme. Klubi brazilian, për t’iu afruar sadopak kërkesave të Milanit (rreth 10 milionë euro), ka futur në tratativa mesfushorin e ri, Felipe Anderson, i cili pëlqehet shumë nga Braida.
Njoftimi ka ardhur nga portali “diariosp.com.br”. Edhe pse është e vështirë të imagjinohet arritja e marrëveshjes në mënyrë të menjëhershme, pikërisht 2 javë para nisjes zyrtare të merkatos, e vërteta është se Robinho e Santos priten të bashkohen, kjo edhe prej dëshirës së bërë të ditur nga vet sulmuesi.
Anderson, një lojtar i lindur në 1993, të cilin drejtori sportiv i Milanit e ka parë të luajë gjatë turneut të fundit amerikano-jugor, mund të ishte thjesht një monedhë këmbimi për të zbutur kërkesat e kuqezinjve.
Top Channel