Kupa e Italisë, Roma fiton me lehtësi

12/12/2012 00:00

Roma fitoi lehtë ndaj Atalantës (3-0) dhe u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Miralem Pjanic hapi serinë e golave në minutën e 22, ndërsa Pablo Osvaldo shënoi golin e dytë në minutën e 30.

Pas pushimit, Mattia Destro rrumbullakosi fitoren e skuadrës kryeqytetase, e cila së bashku me Juventusin është skuadra me më shumë Kupa Italie në histori (9).

Sot do të luhen ndeshjet e tjera të 1/8 të finaleve të Kupës së Italisë: Parma-Catania (17:30) dhe Juventus-Cagliari (21:00).

Nesër, në fushë zbret Milani kundër Rexhinës (ora 21:00).

Top Channel