Eto’o: Messi për mua është Zoti

12/12/2012 03:00

Periudha e artë e Leo Messi-t nuk ndalet te rekordet dhe trofetë. Por, vazhdon në fjalët e shokëve të skuadrës, aktualë apo të mëparshëm.

Një prej këtyre është Samuel Eto’o, i cili gjatë një interviste për një televizion rus, ka lavdëruar talentin argjentinas: Është Zoti për mua, si person është shumë herë më i mirë se sa si futbollist. Shpresoj që të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën. E kam njohur që kur ishte i vogël dhe e kam parë të rritet, meriton më të mirën”.

Të dy këta kanë shkruar historinë e Barcelonës: “Shpresoj që të gjithë Zotat ta bekojnë dhe ta bëjnë të fitojë ‘të bekuarin’ Botëror”, ka shtuar Eto’o, i cili më pas ka bërë një përmbledhje të shkurtër të viteve të tij te Barça.

“Së fundi kam thënë se lojtarët më të mirë, me të cilët kam luajtur, janë Messi, Iniesta dhe Ronaldinho. Dinho ishte një gjeni, dhe jo vetëm në fushë. Ditën që nuk ndihej i lumtur, nuk luante mirë. Shpesh i drejtohej dhomave të zhveshjes duke qeshur e më thoshte: ‘Samuel, si ndihesh?’. Nëse i përgjigjesha edhe unë ‘Mirë’, ai hidhej menjëherë të replikonte ‘Perfekte, shkojmë të fitojmë’”.

Top Channel