Fundi i 36 javëve i hap rrugën fazës “Final 4” në Superiore, si renditen ekipet pas përgjysmimit të pikëve dhe të gjitha detajet Vendi ynë do të organizojë vitin e ardhshëm kampionatin botëror të mundjes për të rinj. Ky është vendimi që ka marrë Federata Botërore e Mundjes e cila ka sjellë në Tiranë zv.presidentin e saj dhe njëkohësisht presidentin e Federatës Europiane, Tzeno Tzenov.
Pas takimit që pati mëngjesin e sotëm me ministrin e kulturës, zoti Tzenov është shprehur i kënaqur për vendimin që ka marrë Federata Botërore dhe njëkohësisht për mbështetjen që i dha qeveria shqiptare nëpërmjet ministrit Bumçi.
“Vitin e ardhshëm do të zhvillohet kampionati botëror në 4 stile të ndryshme. Kemi marrë edhe sigurinë nga ministri se shteti do të ndihmojë në organizim”, deklaroi Tzenov.
Më pas presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka theksuar se Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ku do të organizohet ky aktivitet vitin tjetër, i plotëson të gjitha kushtet.
“Pas inspektimit, vendimi ishte pozitiv dhe jemi shumë të gëzuar. Do të organizohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë”, deklaroi Biba.
Top Channel