Botërori i Klubeve, Corinthias në finale

12/12/2012 17:20

Kampionët e Amerikës së Jugut, Corinthias, siguruan vendin e tyrë në finalen e Botërorit të Klubeve, pasi mposhtën në gjysmëfinalen e luajtur në Japoni kampionët afrikanë të Al-Ahlit, me rezultatin 1-0.

Peruani Paolo Guerrero, ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut, ishte ai që realizoi golin e vetëm në minutë 30, nëpërmjet një goditje me kokë pas një krosimi në zonë.

Egjiptianët e Al-Ahlit iu afruan disa herë barazimit, nëpërmjet gjuajtjeve nga Ramy Rabia dhe Ëalid Soliman, por në secilin rast, portieri brazilian u gjet i përgatitur.

Tashmë, Corinthias do të presë në finalen fituesin e çiftit Chelsea-Monterrey, në ndeshjen midis kampionëte të Europës dhe atyre të Amerikës së Veriut.

Corinthias fitoi edicionin e parë të Botërorit të Klubeve, ish-Kupa Interkontinentale, në vitin 2000. Dy finalistët e tjerë potencialë nuk e kanë ngritur kurrë këtë trofe.

Top Channel