Fundi i 36 javëve i hap rrugën fazës “Final 4” në Superiore, si renditen ekipet pas përgjysmimit të pikëve dhe të gjitha detajet
Dukej sikur do të shkonte gjithçka pa shumë bereqet, një pikë penalizim në renditje në shkallën e parë dhe, ndoshta, një gjobë prej TNAS, gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit, në shkallën e fundit të gjyqësorit.
Në vend të kësaj, procesi për bastvëniet e jashtëligjshme të Napolit mund të nisë me një “goditje”. Sipas raportimeve të fundit, Dhoma e Këshillit duket se është habitur përpara kërkesës, e gjykuar si shumë e butë, së Palazzi-t. Ata kanë kërkuar 2 pikë penalizim për napolitanët.
Vendimi, ndërkaq, i cili do të jepet në orët në vijim, mund të jetë edhe më i keq nga kërkesa e prokurorit. Bazuar në rregullore, faktikisht, penalizimi minimal për Napolin do të ishte ai i -2 pikëve. Një më shumë nga sa ka kërkuar Palazzi, i cili e kishte konsideruar “disi” përgjegjës klubin e De Laurentiis, dhe që kishte preferuar ta ndëshkonte me një gjobë prej 100 mijë euro.
Në orët në vijim do të njohim edhe vendimin e tribunalit, por për Napolin duket se po vjen një “dush i ftohtë” i papritur.
Top Channel