Flamurtari shkarkon Rubio Sanchez

11/12/2012 00:15

Humbja me Bylisin, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ka detyruar drejtuesit e klubit të Flamurtarit t’i japin fund marrëdhënies së tyre me trajnerin spanjoll, Rubio Sanchez, i cili mori drejtimin e skuadrës vlonjate, pas largimit të Shkëlqim Muçës.

Sipas drejtuesve të klubit vlonjat, nën drejtimin e spanjollit, skuadra e Flamurtarit është shumë larg objektivave të fillim-sezonit dhe sidomos shumë larg luftës për titullin kampion.

Ndërkohë, ndryshe nga sa pritej, Shpëtim Duro do të vazhdojë të qëndrojë si trajner i skuadrës së Vllaznisë. Këmbëngulja e kryebashkiakut të Shkodrës duket se ka qenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të Duros në stolin e skuadrës së Vllaznisë.

Gjithsesi, pritet që të premten, trajneri t’i paraqesë bordit drejtues listën e lojtarëve që duhet të ikin dhe atyre që duhet të afrohen në skuadër, gjatë merkatos së dimrit.

Top Channel