Conte: Dua një tjetër titull

11/12/2012 16:15

Në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Kaljarit (të mërkurën, ora 21:00) Antonio Conte zbuloi objektivin e tij për këtë sezon.

“Duam të fitojmë sërish kampionatin. Një herë mund tu ndodhë të gjithëve, por kur rifiton do të thotë se puna është bërë me baza. Do të jetë e vështirë, por e dëshirojmë shumë një tjetër titull kampion”, deklaroi tekniku i bardhezinjve.

Duke folur për Kupën e Italisë, Conte theksoi: “Qëllimi është të bëjmë më të mirën e mundshme në kompeticionet ku marrim pjesë. Kupa e Italisë duhet të shfrytëzohet nga lojtarët që luajnë më pak, tek të cilët unë kam shumë besim.”

Në lidhje me avantazhin prej katër pikësh që Juventus gëzon ndaj Interit në krye të klasifikimit të Serisë A, trajneri i kampionëve në fuqi deklaroi: “E kemi merituar vendin e parë dhe e dimë që do të jetë e vështirë ta mbajmë. Milan e tregoi vitin e kaluar: edhe pse kishte skuadrën më të fortë, nuk arriti të mbronte titullin.”

Top Channel