Voskopoja mbulohet nga dëbora

09/12/2012 16:15

Rreshjet  e para të dëborës kanë mbuluar Voskopojën, duke i sjelle asaj edhe vizitorët e pare.

Fshati i njohur turistik, për bukurine e tij  me petkun e bardhë, ka tërhequr që në fillim të apasionuarit pas dëbores, të cilet nuk i druhen as temperaturave të ulëta të ketyre diëeve dimri.

Vizitoret e Voskopjes janë nga zona të ndryshme të vendit.

”Ne jemi nga Kavaja, por kemi ardhur këtu për atmosferën dhe bukuritë e mrekullueshme që ka”, shprehet njëri prej vizitorëve.

”Kemi adhur nga Durrësi dhe zgjodhëm Voskopojën pasi na thanë që ka shumë dëborë dhe është një vend shumë i bukur. U lodhëm pak, por ia vlejti pasi është me të vërtetë shumë bukur”, u shpreh një tjetër vizitore.

Ne fshatin turistik te Voskopojës, përveç bukurise, argëtimit me dëboren shijohen edhe gatime tradicionale si lakroret e ushqime te tjera  me produkte bio te prodhuara ne fshat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA