Messi bën të tijin rekordin e Gerd Muller

09/12/2012 21:37

Lionel Messi mund 2-1 Real Betis dhe vendos 2 rekorde njëherësh. Me dopietën e të dielës pleshti argjentinas thyen rekordin e Gerd Müller me 85 gola të shënuar në vitin 1972 dhe atë të Cesar Rodriguez, me 190 gola me fanelën e Barcelonës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës katalanase në kampionatin spanjoll. 

Gjatë këtij viti, 25-vjeçari ka shënuar 86 gola deri tani, 56 në kampionat, 3 në Kupën e Mbretit, 13 në Champions League, 2 në Superkupën e Spanjës dhe 12 me kombëtaren argjentinase. 

Lionel Mesi është një nga favoritët kryesorë për Topin e Artë dhe në rast fitimi ai bëhet futbollisti i parë që e merr 4 herë radhazi këtë trofe.

Top Channel