Botërori i Klubeve, Monterrey ndaj Chelsea-t

09/12/2012 21:55

Janë meksikanët e Monterrey-t, kundërshtarët e Chelsea në gjysmëfinalet e Botërorit për Klube.

Në çerekfinale, kampionët e Amerikës Qendrore e Veriore kanë triumfuar 3-1 ndaj koreanëve të Ulsan Hyundai. Për Monterrey kanë shënuar Jesus Corona, në minutën e 9-të, përpara se Cesar Delgado të shënonte dopietë, në minutat 77’ dhe 86’.

Dy minuta më pas, u shënua edhe goli “i nderit” nga Lee Keun-ho. Në çerekfinalen tjetër, Al Ahly kalon me sukses ekipin Sanfrecce Hiroshima, duke e mposhtur 2-1.

Falë këtij suksesi, egjiptianët do të luajnë tashmë në gjysmëfinale ndaj Corinthians. Goli i avantazhit për Al Ahli u shënua nga Hamdy, në të 15-n, ndërsa japonezët barazuan përkohësisht me Sato në të 32-n. Goli deciziv u realizua nga Aboutreika, 12 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.

Tashmë, skuadra nga Lindja e Mesme do të duhet të ndeshet në gjysmëfinale me brazilianët, në takimin që do të zhvillohet të mërkurën, një ditë para sfidës Chelsea-Monterrey.

Top Channel