Moti i keq, vonesa në ankorimin e trageteve

08/12/2012 00:00

Moti i keq ka përfshirë dhe Adriatikun, duke shkaktuar probleme në
transportin detar nga porti i Durrësit. Një nga tragetet e linjës
Bari-Durrës është ankoruar në port paraditen e së shtunës me 2 ore
vonesë, ndërsa trageti tjetër i së njëjtës linjë i parashikuar të
mbërrinte gjithashtu në orën 08.00, nuk ka mundur të futet në port për
më shumë se 8 orë.

Ai eshte ankoruar pasdite vone, kur era ka ndryshuar drejtim dhe deti ka zbutur disi forcen e tij. Burime nga kapiteneria e portit bene te ditur se edhe per tragetin e linjes Ankona-Durres lundrimi mbi Adriatik ka qene i veshtire duke regjistruar nje vonese te theksuar.

Moti i keq ka shkaktuar edhe nje shtyrje te papercaktuar ne kohe te lundrimit te ketyre tre trageteve drejt Ankones dhe Barit.

Top Channel