Pas disa kohësh në luftë me sëmundjen, humb jetën ish-deputeti socialist Pronarët e objektit që ndodhet përballë Fakultetit Ekonomik kanë kërkuar
vijimin e punimeve në këtë territor, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Ata pretendojnë se më datë 31 janar të këtij viti, Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë për të vijuar ndërtimin në pronën private, e cila i përket familjes Babo. Administratori i firmes ‘Mareg’ ka deklaruar se kjo çështje, që ka nisur që në vitin 2004, tashmë ka marrë një zgjidhje ligjore në favor të tyre.
Por studentët dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik Sulo Hadëri shprehen se ky territor i përket Fakultetit dhe çështja vijon të mbetet në Gjykatë.
“Universiteti i Tiranës është në proces në gjyqësor. Pretendimi i instituicionit tonë është se ky objekt ndërtohet pa leje ndërtimi, për arsye se i ka kaluar afati. Bashkia e Tiranës nuk ka nisur të japë leje ndërtimi dhe ne kemi kërkuar që të ndërpriten punimet dhe së shpejti kjo çështje të zgjidhet në favor dhe në interesin publik të institucionit tonë. Pretendimet tona nuk kanë të bëjnë me pretendimet ligjore të pronësisë, por ka të bëjnë me faktin që ky është një territor publik”, thotë Hadëri.
Prej tete vitesh Fakulteti Ekonomik dhe firma e ndertimit ‘Mareg’ kanë vijuar proceset gjyqësore, për lejimin ose jo të këtij ndërtimi. Fakulteti ka kerkuar pezullimin e lejes se ndertimit, ne kete zone, e cila pretendohet se eshte pjese e universitetit ndersa firma e ndertimit ka kerkuar vijimin e ndertimit te objektet ne kete zone qe pretendon se eshte prone private.
Top Channel