Ronaldinho: Messi, më i mirë se Cristiano

07/12/2012 21:55

Ronaldinho ka dhënë votën e tij në mënyrë simbolike për Topin e Artë. Asi i futbollit brazilian theksoi se Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo.

“Messi është lojtari më i mirë në botë për mua. Ka disa vite që është në një nivel jashtë normales. Ndihem krenar për të sepse e kam parë kur hodhi hapat e parë të karrierës”, deklaroi Ronaldinho, i cili ka qenë një nga personat që i ka ndenjur më afër Messit në fillimet e tij tek Barcelona.

“Cristiano ka shkruar historinë, por për momentin më i miri është Messi”, shtoi braziliani i cili aktualisht luan për Atletico Mineiro.

Më tej, Ronaldinho kujtoi golin e parë të Messit: “E mbaj mend shumë mirë golin e parë që ka shënuar ai sepse pasimi ishte imi. Mbaj mend që ende pa nisur të stërvitej me skuadrën e parë të gjithë flisnin për të. Kur e pashë për herë të parë, e kuptova që ishte një futbollist i madh.”

Top Channel