Platini: Messi do fitojë katër Topa të Artë

07/12/2012 19:10

Michel Platini theksoi se Leo Messi do të thyejë rekordin e tij, Johan Cruyff dhe Marco van Basten duke fituar Topin e Artë për herë të katërt.

Presidenti i UEFA-s, tha: “Jam i sigurtë që do e thyejë rekordin tim. Nuk e di nëse do e kalojë këtë rekord këtë vit apo vitin e ardhshëm, por di që do fitojë të katërtin.”

Leo Messi, së bashku me shokun e tij tek Barcelona, Andres Iniesta, dhe rivalin Cristiano Ronaldo janë tre finalistët për çmimin më të madh individual në botën e futbollit.

Cmimi do të jepet më 7 janar në Zyrih të Zvicrës.

Top Channel