Berisha: Të investojmë në kërkimin shkencor

07/12/2012 10:20

Pas akuzave te forta te opozites, mbi buxhetin për vitin 2013, kreu i
Qeverisë Sali Berisha ka theksuar se arsimi vijon të mbetet prioritet
dhe kjo është reflektuar përmes buxhetit në rritje të arsimit në vite.

Berisha ne kete konference tha se gjuha shqipe duhet te jete ne thelb te sistemit arsimor shqiptar dhe te rinjte duhet te drejtohen drejt gjuhes kineze.

“Sistemi ynë parauniversitar duhet të ketë në themel gjuhën shqipe dhe matematikën. Duhet të bëjmë gjithçka për të vendosur gjuhën tonë në piedestalin e saj, në të gjithë sistemin arsimor”, u shpreh Berisha.

Një pikë e rëndësishme mbetet forcimi i kerkimit shkencor dhe rritja e cilesise se programeve ne arsimin e larte. Kryeministri tha se kerkohet te rriten investimet, ne kerkimin shkencor dhe te rritet numri i pedagogeve ne universitete

“Është në detyrimin tuaj, të nderuar drejtues, që ta konstatoni këtë, që t’i mbuloni ato dhe të hapni të reja, në rast se doni që diplomat e studentëve tuaj të jenë të vlefshme. Kjo kërkon që vetë ju të keni një dorë në pulsin e tregut, kërkon të jeni sa më afër tij. Përndryshe, ne mund të rreshtojmë mbi 530 programe, mund të shkojmë në 700 dhe 1000, por problemi është se ato nuk i përshtaten tregut dhe janë me një vlerë shumë të dyshimtë. Duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar kërkimin shkencor dhe këtu rëndësi kryesore ka financimi, laboratorët, kanë kushtet, ka liria e kërkimit shkencor dhe decentralizimi”, tha Berisha.

Por  ndersa flitet gjate per kerkimin shkencor dhe rritjen e investimeve ne te, pas shkrirjes se struktures se instituteve te kerkimit shkencor, realisht, kjo fushe ka funksionuar fare pak.

PS, akuza për arsimin

Opozita ka akuzuar serish qeverine se eshte duke e diskriminuar arsimin, duke ulur vazhdimisht zërin e tij ne buxhetin e shtetiti. Per paosje, sipas opozites, eshte rritur edhe shkalla e analfabetizmit ne vend

“Arsimin kjo qeveri po e le më keq se ç’e gjeti. Nga 10% katër vjet më parë analfabetizmi ka shkuar në 15% lavdi  kësaj qeverie.15 vjeçarët e sotëm të Shqipërisë në testin ndërkombëtar për njohuritë e përgjithshme PISA 2011, lavdi kësaj qeverie u renditën në vendin 62 nga 67 vende.Kryeministri mburret se ka katërfishuar numrin e studentëve, por buxheti për arsimin e lartë për vitin e ardhshëm ka rënë 35% më pak se buxheti i katër viteve më parë.Kryeministri pretendon për cilësi në arsim, por buxheti i qeverisë së tij për shkencën dhe kërkimin është sot 48% më pak se buxheti i katër viteve më parë, u shpreh anëtarja e grupit të punës për Programin e PS, Milena Harito.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA