“Të Mjerët” premierë në Londër

06/12/2012 00:00

Është shfaqur mbrëmjen e së mërkurës në Londër premiera botërore e
filmit “Të Mjerët”. Në tapetin e kuq parakaluan yje si Hugh Jackman,
Anne Hathaway, Russell Crowe, Amanda Seyfried, Sacha Baron Cohen, etj.

“Les Misérables” është përshtatja kinematografike e spektaklit teatral i parë nga mbi 60 milionë persona në 42 vende të botës dhe në 21 gjuhë të ndryshme dhe që pas 27 vjetësh vazhdon të thyejë rekorde në box-office.

Me regji të fituesit të çmimit Oscar, Tom Hooper, filmi është ambjentuar në Francën e shekullit të 19-të dhe tregon historinë e ëndrrave të thyera, dashurive të dështuara, sakrificave dhe pasojave.

Protagonistë të padiskutueshëm janë Hugh Jackman, që interpreton ish-të burgosurin Jean Valjean, i kërkuar prej vitesh nga polici i pamëshirshëm Javert, i interpretuar nga Crowe, për shkak të shkeljes së lirisë me kusht.

Kur Valjean do të vendosë të kujdeset për Cosette, e interpretuar nga Seyfried, vajza e vogël e punëtores Fantine, që portretizohet nga Hathaway, jetët e tyre do të ndryshojnë përgjithmonë.

Musical-i më jetëgjatë në botë vjen me të gjithë forcën në ekranin e madh me përshtatjen spektakolare që Tom Hooper, i njohur për “Fjalimi i Mbretit”, i ka bërë veprës epike të Victor Hugo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA