Gwen Stefani është shprehur se nuk stërvitet më si më parë, por duke parë muskujt e barkut të këngëtares kuptojmë se stërvitja e saj vazhdon të jetë e rregullt edhe pse më pak intensive.
Në një intervistë për revistën ‘Marie Claire’, 43-vjeçarja duket në formë të shkëlqyer në setin fotografik. Ajo është shprehur: “Këtë vit nuk bëj më stërvitje si më parë. Trupi im kishte nevojë për pushim.”
Gwen, e cila vitin e kaluar pranoi se stërvitej 5 herë në javë, gjithsesi ka një fizik shumë të tonifikuar edhe pse e ka lënë pasksa pas dore palestrën.
Në intervistë, vokalistja e ‘No Doubt’ foli edhe për martesën e saj me Gavin Rossdale: “Kemi 10 vite të martuar dhe mendoj se është një mrekulli. Është arritja ime më e madhe në jetë.”
Top Channel