DeVito: Martesa nuk ka përfunduar

06/12/2012 16:00

Njoftuan ndarjen pas 30 vitesh martesë në muajin tetor, por Danny DeVito dhe gruaja e tij Rhea Perlman po përpiqen t’i japin një shans të dytë lidhjes së tyre.

Kur u pyet mbi jetën tashmë prej beqari në një event në Los Angeles, aktori tha për ‘Extra’: “Nuk është diçka me të cilën mësohesh. Rhea dhe unë ishim shumë të afërt. Faktikisht jemi ende bashkë. Të ndarë, por bashkë.”

Kur u pyet nëse kishte mundësi që të pajtohej me gruan e tij, DeVito tha: “Po përpiqemi.”

DeVito dhe Perlman nuk i kanë firmosur letrat e divorcit dhe në nëntor janë parë së bashku në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles.

67-vjeçari dhe 64-vjeçarja kanë tre fëmijë të rritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA