Stramaccioni: Për Snejder vendos unë

05/12/2012 16:20

Inter do të përballet me Neftchi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa League, por vëmendja do të përqendrohet mbi rikthimin ose jo në fushë të Wesley Snejder.

“Nëse do të grumbullohet dhe nëse do të luajë nuk e di. Më përket mua ta vendos dhe do të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë. Ai është mirë, po stërvitet mirë dhe ju lutem të mos bëni më pyetje mbi Snejder”, deklaroi Andrea Stramaccioni, trajneri i Interit.

“Ndaj Neftchi do të luajnë shumë lojtarë të skuadrës së të rinjve. Situata jonë më shtyn të ruaj energjitë e titullarëve në kuadër të ndeshjes së kampionatit ditën e dielë”, shtoi tekniku i ri italian.

Stramaccioni foli edhe për merkaton e janarit: “E dimë shumë mirë se çfarë na nevojitet. Nuk blemë një qendërsulmues që të zëvendësonte Militon. Në janar ose marrim një lojtar me karakteristikat që na nevojitet ose nuk marrim asnjë.’

Top Channel