Paltrow: Dua një tjetër fëmijë

05/12/2012 15:15

Ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Chris Martin, por Gwyneth Paltrow kërkon një të tretë. Në një intervistë për revistën ‘InStyle’, aktorja hollivudiane thekson se nuk e përjashton mundësinë e shtimit të familjes, por gjithashtu pranon se mund të jetë shumë e vjetër për diçka të tillë.

40-vjeçarja tha: “Mendja më thotë se jam e vjetër për tu kthyer sërish tek pelenat tashmë që fëmijët më janë rritur, por një pjesë e imja e do edhe një tjetër.”

Gjithsesi, Paltrow pranon se është e vështirë që një femër t’i ketë të gjitha në jetë: “Është e vështirë të përkushtohesh sa duhet në karrierë dhe tek fëmijët në të njëjtën kohë. Në një vit unë mundohem të gjej një rol dytësor të mirë për të pasur më shumë kohë për familjen, por nuk mund të bëj më shumë se kaq. Duhet të bësh zgjedhje në jetë dhe unë e di që nuk mund t’i kem të gjitha.”

Gwyneth Paltrow ka nëntë vite e martuar me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin. Mbi marrëdhënien e saj ajo shprehet: “Ka ule-ngritjet e veta sepse jemi të dy artistë dhe artistët kanë një temperament të çuditshëm.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA