Në dhomën e vogëlushes së Inis Gjonit

05/12/2012 18:05

Mirë se erdhët në dhomën e CoCo Antonel, vogëlushes që ka zbukuruar pafund jetën e Inis Gjonit.

Edhe 3 ditë i duhen Coco-së së vogël të bëjë 1 vjeç, por dhomën e ka pasur gati shumë kohë para se të lindte.

“Që ditën e parë që mësova se isha shtatzënë fillova të interesohem për dhomën”, tregon Inis Gjoni.

Si përfundim, dhoma u bë me porosi: “Doja që emri i vajzës të ishte kudo në dhomë dhe këtë mund ta realizoja vetëm po ta porosisja dhomën.”

Pas shumë dilemave, zgjedhja ishte një dhomë me princesha me ngjyrë rozë dhe me mobilje pana në të roztë.

Inisi kishte vendosur që vajzën ta linte tek dhoma e saj që kur lindi, por rrugës ndryshoi mendje. E vogla zgjohej aq shpesh natën saqë ishte e stërlodhshme të vraponte nga dhoma e saj tek e së bijës. Përveç krevatit të vogël, në pritje të rritjes së vogëlushes, është edhe një krevat i madh.

“Kisha parë një model që më pëlqente shumë dhe vendosa ta bëj gati dhe krevatin e madh”, deklaron Inisi.

Me një të parë të dhomës duket se ka shumë gjasa që dhe Coco Antonel të bëhet një zonjushë tipike e dashuruar pas këpucëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA