Filmi i ri i Matt Damon, Promised Land, është shfaqur për herë të parë në Nju Jork dhe në premierën e tij ishin të pranishëm protagonisti kryesor me bashkëshorten Luciana.

Damon interpreton në këtë film një punonjës të një konglomerati energjitik, i cili shkon në një komunitet rural për të blerë të drejtat e kërkimit për gaz. John Krasinski luan rolin e një aktivisti që kërkon të ndalojë këtë plan, ndërsa Rosemarie DeWitt është një mësuese e zonës që është e tërhequr prej këtyre dy burrave.

Krasinski dhe Damon kanë bashkëpunuar gjithashtu edhe në realizimin e skenarit të këtij filmi, por aktorët theksojnë se nuk ka asgjë politike në projektin e tyre: “Nëse njerëzit duan ta kthejnë në një çështje politike ndërkombëtare, atëherë ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne duam vetëm të bëjmë me dije se kushdo ka përgjegjësitë e veta në situata të caktuara.”

“Mendoj se qëllimi i filmit është të përcjellë tek njerëzit këtë mesazh: Mos lini që paraja të marrë vendimet e rëndësishme për ju!”, theksoi Matt Damon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA