Channing Tatum lë aktrimin

05/12/2012 21:45

Channing Tatum do të marrë disa pushime nga të interpretuarit për tu përqendruar në punën pas kamerave. Aktori 32-vjeçar ka qenë pjesë e 5 filmave vetëm gjatë këtij viti dhe tashmë kërkon të përqendrohet në regjizurë.

Tatum, i cili është përzgjedhur nga revista ‘People’ si mashkulli më seksi në botë, tha për ‘Entertainment Weekly’: “Kam disa ide që mund të jenë të vlefshme. Nga fundi i vitit të ardhshëm do nis punën për filmin ku do të jem regjisor.”

“Më pëlqen se si ka ecur karriera ime kinematografike deri tani. Kam provuar shumë gjëra, por nuk dua që të lë pas dore krejtësisht edhe punën si regjisor”, shtoi Tatum.

Gjithsesi, edhe vitin tjetër 32-vjeçari do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemasë me katër filma të rinj: ‘G.I. Joe: Retaliation’, ‘Side Effects’, ‘White House Down’ dhe ‘Foxcatcher’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA