Tepelenë, shemben rrugët

04/12/2012 00:00

Akset rurale në Tepelenë janë dëmtuar mjaft prej reshjeve të ditëve të
fundit. Aksi Tepelenë –Gusmar rruga që të çon më tej drejt Malësisë së
Kurveleshit është shembur prej reshjeve në vendin e quajtur Hosi i
Zallit në një gjatësi rreth 100 m.

Prej shpatit të malit është shkëputur një masiv dheu dhe rruga u bë e pakalueshme për disa ditë me rradhë.

Ky aks i vendosur sipër kanioneve të thella të lumit të Bëncës prej vitesh rezulton i rrezikshëm për rreth 2300 banorë të 5 fshatrave të thellë malorë. Së shpejti thonë specialistët kjo rrugë do të izolohet plotësisht prej dëborës  dhe kalimi i mjeteve do të bëhet i pamundur. Aktualisht rruga është sajuar duke gërryer faqen e malit. Specialistët  nuk rekomandojnë kalimin e mjeteve të rënda.

Aksi prej Urës së Luftinjës deri në komunën  Buz është shkatërruar prej shirave të ditëve të fundit duke vështirësuar kalimin e mjeteve të vogla.

Top Channel