Reali kërkon zëvendësuesin e Mou

04/12/2012 16:20

Me qetësi dhe kujdes, Real Madrid ka bërë hapat e parë për gjetjen e zëvendësuesit të Jose Mourinho në stolin e skuadrës.

Florentino Perez, presidenti i skuadrës madrilene, do të jetë ai që do përzgjedhë mes dy kandidatëve kryesorë. Sipas ‘Marca’, ata janë Carlo Ancelotti dhe Joachim Low.

Ditën e hënë, gazeta sportive spanjolle publikoi se është i sigurt largimi i trajnerit portugez në fund të sezonit
, ndërsa sot nënvizon se trajneri aktual i Paris Saint Germain dhe ai i kombëtares gjermane janë favoritët e Perez.

Carlo Ancelotti është alternativa e parë. Trajneri italian ka shumë eksperiencë, ka fituar Ligën e Kampioneve dy herë dhe kampionatin italian me Milanin. Gjithashtu di si të sillet me yjet e skuadrës dhe me mediat. Notat negative janë eksperienca jo e mirë me Chelsea (edhe pse fitoi një titull kampion) dhe fakti që ekipet e tij nuk shkëlqejnë.

Joachim Low – Ka nga ana e tij guston për futbollin sulmues dhe rezultatet e mira me Gjermaninë (edhe pse nuk ka fituar asnjë kompeticion të madh). Nota negative është se ka shumë kohë që nuk është trajner i një klubi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA