Gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që po mbahet të martën në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi një takim me homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos.

Gjatë takimit, ministri Panariti i konfirmoi homologut grek vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të çuar përpara marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.

Të dy ministrat, gjithashtu, u shprehën se retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe popujve.

Ky takim mes dy shefave te diplomacive te te dy vendeve vjen pas anullimit te vizites Avramopulos ne Tiranë në 28 nëntor, në 100-vjetorin e pavaresisë së Shqipërise, pas deklaratave të kryeministrit Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA