Champions, shansi i fundit për në Europë

04/12/2012 00:00

Ndeshjet e fundit në grupe që do të luhen këtë javë do të vendosin
përfundimisht 16 skuadrat që kualifikohen për më tej dhe mënyrë se si do
të vendosen ato në grup.

Juventusi do të kërkojë 1 pikë në Ukrainë, ndërkohë që sfidat e fundit janë vendimtare për Benfica, Celtic, Cluj dhe Galatasaray, të gjitha me shpresë se do të vazhdojnë rrugën më tej në këtë kompeticion.

Sfidat më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme janë ato të grupit D, Borusia Dortmund –Man.City dhe Real Madrid –Ajaks.Kampionët gjermanë dhe skuadra madrilene e drejtuar nga Mourinho janë kualifikuar tashmë ndërkohë që City dhe Ajaksi janë në kërkim të një vendi në Europa League.

Një humbje në Gjermani do të ishte një dështim total për anglezët e Mancinit të cilët janë të superpaguar nga sheikët arabë. Në grupin A, PSG dhe Porto do të luajnë në Paris për të vendosur se cila prej tyre do të kualifikohet si e para e grupit. E njëta gjë është edhe në grupin B pasi gjithcka është përcaktuar tashmë.

Shalke dhe Arsenal do të vazhdojnë më tej, Olimpiakos do të luajë në Europa League ndërsa Montpellier i jep lamtumirën Europës pasi në 6 ndeshje ka marrë vetëm 1 pikë. Pikëpyetja në grupin C është se cila skuadër do të kalojë në Europa League, Zeniti apo Anderlehti. Rusët do të luajnë në San Siro me Milanin ndërsa belgët do të ndeshen në Spanjë me kryesuesit e Malagës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB