Anne Hathaway ra 10 kilogramë për të interpretuar Fantine në filmin “Të Mjerët” edhe pse është një nga aktoret më elegante në Hollivud.
Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, aktorja 30-vjeçare, e rikthyer në formën e mëparshme, tregon se ende ndihet e pasigurtë për fizikun e saj: “Gjithmonë mendoj nëse jam elegante sa duhet apo jam e dobët. Gjithmonë jam e shqetësuar për format e trupit tim. Mendoja se me kalimin e kohës do kalonte kjo gjë, por me mua nuk ka ndodhur kështu. Gjithmonë trupi im më vë në siklet.”
“Fajin e ka vëmendja që merr kur je aktore në Hollivud. Nëse nuk do të kishte kaq shumë njerëz të interesuar për pamjen time të jashtme, mendoj se do isha më e hapur si person”, shton Hathaway.
Top Channel