Vjen helikopteri “Kugar”

03/12/2012 22:40

Në prag të përvjetorit të 100-të të krijimit të ushtrisë shqiptare, Forcat e Armatosura po krenohen edhe me pajisjen me një nga helikopterët më modernë të kohës.

Mbërritja e helikopterit tip “Kugar”, i prodhuar nga kompania franceze “Eurocopter”, u shoqërua me një ceremoni në pjesën ushtarake të aeroportit të Rinasit, me pjesëmarrjen e niveleve më të larta të Ministrisë së Mbrotjes, Forcave të Armatosura dhe ambasadës franceze në Tiranë.

Helikopteri “Kugar” është i pari i një seti prej pesë helikopterësh të këtij tipi për Forcat Ajrore. Ai është një mjet shumëfunksional, i përshtatshëm për mision Combat dhe shërbimet e kërkim-shpëtimit. Helikopteri ka një kapacitet prej 24 vendesh, si dhe një manovrueshmëri të lartë në kushte të vështira të motit, siguron ndriçim dhe komandim ditën dhe natën, si dhe zotëron një shpejtësi të lartë.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se me këtë helikopter dhe me anijen e re të Rojes Bregdetare “Lisus”, e ndërtuar në bashkëpunim me Holandën, qeveria shqiptare ka investuar rreth 20 milionë euro për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Ministri Imami u shpreh se helikopteri “Kugar” është dhurata më e mirë për 100-vjetorin e Forcave të Armatosura, si dhe një nga investimet më të mëdha në këto 20 vjet për modernizimin e Forcave të Armatosura, tashmë edhe anëtarë të NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA